Çka po e bën bashkë Tunën dhe dy prej djemve më të pëlqyer të estradës?! (FOTO)

By

Pas një periudhe jo fort produktive në karrierë, Tuna Sejdiu u rikthye në diskografinë shqiptare me ‘Dy tima’.

Ky projekt u prit më mirë se bie fjala me duetin që Tuna solli me Fatman Scoop por duket se këngëtarja nuk e ka ndërmend të pauzoj gjatë.

Ka disa kohë që Tuna mbrëmjet i kalon e mbyllur në studio, me gjasë duke projektuar ‘goditjen’ e rradhës.

E në shumë prej këtyre punëve ajo po shoqërohet nga këngëtari Yll Limani. Dallim kishte mbrëmë kur pos Yllit në studio me Tunën tek Cricket Beats u pa edhe Butrinti, artisti që së shpejti pritet të ‘ndërroj’ lojën me duetin me Eleni Foureira.

Nuk dihet nëse thjesht bashkimi i tyre ishte thjesht rastësi shkaku i punëve të përbashkëta apo ndonjë projekt eventual i përbashkët. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm