Çka ndodhi me ‘NUN’ të Bleros?

By

Bëri shumë bujë kur u lançua në fund të vitit të kaluar.

Shumë fansa tërhoqën paralele mes ndarjes së Bleros nga Teuta dhe tekstit të këngës që përkonte me një situatë të tillë.

Ky fakt rriti edhe më shumë dëgjueshmërinë e baladës së Bleros që brenda pak kohësh tejkaloi shifrën e një milionë klikimeve.

Mirëpo ky krijim muzikor të cilin këngëtari e kopjoi nga grekët më nuk është i disponueshëm në Youtube.

Shkaku i të drejtave autoriale, kompania Kyriakos Papadopoulos Publishing ka bllokuar këngën e Bleros.

Po të njejtën vijë melodike e ka huazuar më parë edhe Mihrije Braha në këngën ‘Mitrovica ime’.
Ky nuk është rasti i parë e as i vetëm ku Blero vepron në këtë mënyrë. Edhe dy krijimet tjera pasuese ‘5’ dhe ‘Jo jo’ janë komplet të marrura veçse në një terren tjetër muzikor – atë izraelit. /Prive.al/

image

Artikuj të ngjashëm