Çka kërkoi Gold Ag nga ndjekësit në Instagram?

By

Pak javë më parë publikoi këngë me Yllka Kuqin me titull ‘Xhan Xhan’.

Projekti sipas klikimeve e pëlqimeve po ecën mirë por kaq nuk po i mjafton Gold Ag-së.

Artisti është në kërkim të një këngëtari/e tjetër për të bërë duetin e radhës, e kësaj here kërkoi edhe ndihmën e ndjekësve të tij në Instagram.

‘Bone ni bashkëpunim me…’, shkroi Gold Ag, nën të cilin mori komente si: Mc Kresha, Don Phenomen, Leonora Jakupi, Ledri Vulën, Noizyn e Shkurte Gashin.

Mbase reperi do t’i marr parasysh komentet me shumicë me të njëjtin emër që ia kërkuan fansat.

Gold Ag ka bërë shumë bashkëpunime deri më tani, të cilat në përgjithësi kanë pasur rezultat të mirë./Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bk_IRDMBkax/?taken-by=arianagushiages

Artikuj të ngjashëm