Çka i bleu Roberti, Norës për ditëlindje ?!

By

Muajve të fundit janë shndërruar në temën kryesore të shtypit rozë duke eklipsuar nga radarët e interesit trekëndëshin e famshëm Blero, Teuta, Afrona.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi, pa dyshim një prej çifteve më të dashura të showbizit shqiptar janë vënë në shenjëstër të thashethemeve e spekulimeve në portale të ndryshme.

Nuk kalon një 24 orësh pa një lajm që hedh doza dyshimi për relacionin e tyre, marrëdhënien aktuale e jo vetëm.

Për t’i dhënë një përgjigje të qartë gjithë kësaj sage mediatike, Roberti të Shtunën flet në Prive.

Ai tregon mes tjerash se përse nuk u pa me Norën në ditëlindjen e të fundës, çka i bleu bashkëshortes dhe a po jetojnë ndaras.

Anash, në intervistën me Robertin nuk do ngelet as aspekti profesional. Ai do zbuloj se kur pritet të debutoj në skenë si këngëtar, pas ndarjes prej 20 vitesh nga bashkëpunimi me Sinan Vllasaliun.

Të gjitha këto dhe jo vetëm, të Shtunën me fillim nga ora 19:00.

Artikuj të ngjashëm