Çka e lidh Ledri Vulën me numrin 20 ?!

By

Publikimi i projekteve muzikore tek ne përbën një zhvillim pothuajse diametralisht të kundërt me diskografinë botërore.

Përderisa në botë datat dhe agjenda janë të planifikuara paraprakisht me muaj të tërë, tek ne, gjërat janë ndryshe.

Klipet publikohen atëherë kur mezi arrin të kryhet montazha e nuk janë të rralla rastet kur edhe vonohen e shtyhen duke dëshpruar fansat.

Por, kjo nuk vlen edhe për Ledri Vulën i cili me gjasë po tregohet tejet preciz. Ai me 20 Dhjetor të vitit të kaluar publikoi këngën ‘SRMN’ teksa edhe për këngën ‘King’ duket se e ka rezervuar datën e njejtë.

20 Prilli siç mëson Prive, mendohet si momenti i lançimit të projektit të ‘King’ që si krijim muzikor pritet të jetë tejet premtues.

Kjo këngë do jetë edhe kolonë zanore e një prej kampanjave më të reja publicitare në vend që pritet të publikohet paralelisht me projektin. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm