Çka do të ndiqni sonte në edicionin festiv të PRIVE?! (Video)

By

Prive sonte ndryshon termin. Për dallim nga çdo e shtunë tjetër, këtë mbrëmje fillon në fashën kohore prej 20.45 deri në ora 00.00.

Edicioni festiv do të pasqyrohet në dy emisione. Në programin e parë vjen formula e zakonshme e Prive-së me material për yjet e shoëbizit por që këtë herë do të jenë në kuadër të festave.

Do të zbulohet se kush është Personazhi i Vitit 2015 në shoëbiz pastaj ngjarjet që lanë gjurmë vitin që lamë pas.

Ku gabuan yjet tona në 365 ditë, cilat janë të fshehurat e 6 motrave Mustafa e si është të jetosh me një fytyrë publike.

Nuk do të mungon as rubrika e intervistës 60 sekonda ku sonte do ti ndiqni përgjigjet pa censurë.

Ndërkaq nga ora 22:00, Prive merr një emër tjetër. Prive Reality mikpret yjet: Dhurata Dora, Enca Haxhia, Zanfina Ismaili, Ermal Fejzullahu, Bleron e Lumi B.

Në një festë ku nikoqire është Liberta Spahiu, do të zbulohen disa sekrete, emocione, muzikë e shumçka tjetër.

Mos harroni. PRIVE, edicioni festiv vjen këtë mbrëmje në ora 20.45

Artikuj të ngjashëm