Çka do mund të ndiqni këtë të Shtunë në Prive?!

By

Si çdo fundjavë tjetër, edhe kësaj rradhe stafi i emisionit Prive ka përgatitur materiale dhe personazhe nga më të ndryshmet që do shpalosin risitë për mikrofonin e Klan Kosovës.

Mbrëmja do niset me këngëtaren Adelina Tahiri, e shumëpërfolur së fundmi mbi jetën luksoze dhe veshjet e shtrenjta.

Kush fshihet para tyre?! Si ia del të bëj një jetë të tillë këngëtarja e njohur?!

Cilat janë të rejat nga reperi Ledri Vula?!

Personazhi i javës, Arbana Xharra tregon se ku gaboi në rubrikën ’60 sekonda’.

Vëllezërit Ardit dhe Astrit Stafaj në një rrëfim të rrallë mbi detajet në jetën e tyre.

Këto dhe shumë të tjera që mund t’i zbuloni përmes promos së mëposhtme, të Shtunën në Klan Kosova me fillim nga ora 19:00.

Artikuj të ngjashëm