Cilin koleg e takoi Afërdita me të arritur në Prishtinë?!

By

Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka mbi një javë që ka ardhur në trojet shqiptare por qëndrimin deri sot e ka pasur të përqendruar vetëm në Tiranë.

Nën shoqërinë e mikeshave të ngushta, këngëtarja dhe modelja shijoi daljet në jetën e natës për ditë të tëra rresht por duket se ajo tashmë ka vendosur t’i përvishet punës.

Këtë e bën ku tjetër përpos se në Prishtinë tek studioja e Bleros, Elephant me të cilën bashkëpunon tash e një kohë.

Ka qenë pikërisht këngëtari, personi i parë me të cilin është takuar sot këngëtarja në një prej hoteleve të kryeqytetit ku e pranishme ka qenë edhe vajza Tara.

Së shpejti do të sqarohen idetë dhe projektet muzikore nga Afërdita do të konkretizohen. Na mbetet t’i shijojmë frytet e punës në pak javë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm