Cili është sukesi më i madh i kinematografisë kosovare në vitin 2016?!

By

Kinematografia kosovare këtë vit shënoi suksesin më të madh, duke bërë kështu që filmi kosovar të shikohet në disa nga festivalet më të mira në botë.

Kulmi i suksesit këtë vit ishte padyshim nominimi i filmit ‘Shok’ për Oscars.

Kjo ngjarje i dha një vëmendje të madhe kinematografisë së vendit tonë, pasi që prodhimi në fjalë ishte i pranishme në mesin e aktorëve dhe filmave më të mirë të krijuar gjatë vitit që po lëmë pas.

Disa nga aktorët që morrën pjes në filmin ‘Shok’ ishin :Lum Veseli, Andi Bajgora, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari etj.

Filmi ‘Shok’ shënon njëherit suksesin më të madhë që ka arritur të ketë një film kosovar ndonjëherë, duke na bërë pjesë për herë të parë në ceremoninë e çmimeve Oskar.

Mbesim me shpresë që vitet në vazhdim të kemi sa më shumë filma që arrijn të kenë një sukses të tillë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm