Cilat janë surprizat e ’ The Voice of Albania’ këtë edicion?!

By

‘The voice of Albania’ është një ndër kompeticionet më të suksesshme të vendit ku nuk mungojnë as talentët e shumtë që për vite me rradhë kanë mahnitur me zërin dhe potencialin të cilin kan shfaqur aty.

Shumë talentë kanë dalur nga ajo skenë teksa tani janë shndërruar në emra mjaft premtues të tregut tonë muzikor.

Një gjë e cila e ka spikatur këtë spektakël kanë qenë trajnerët e zgjedhur me shumë profesionalizëm të cilët kanë shpalosur përvojën e tyre duke u kthyer kështu në një model ideal për artistët e rinjë.

Këtë herë emrat e jurisë kanë ndryshuar nga vitet e kaluara duke ardhur një grup krejtësisht i ri i artistëve.

Këtë vitë  për talentët e rinjë do të luftojnë emrat e artistëve: Alban Skenderaj, Rona Nishliu, Xuxi, dhe Besa Kokëdhima.

‘The  Voice’ pritet të filloj në janar teksa një gjë është e sigurt, muzikës shqiptare do t’i shtohen edhe disa emra të rinjë artistësh shumë shpejt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm