Çika e Prishtinës s’po i ndal sukseset: Ja cili është i rradhës!

By

Dua Lipa, ylli botëror në ngjitje me origjinë nga Prishtina, në hapat e sigurt drejt majave sapo ka shënuar një zhvillim të suksesshëm në karrierë.

Këngëtarja ka hapur mundësinë e pre-order të albumit të saj të parë ‘Dua Lipa’ që si i plotë do publikohet me 17 Shkurt 2017, në përvjetorin e nëntë të pavarësisë së Republikës.

Me mundësinë për ta porositur albumin nga sot (me 26 Gusht), si dhuratë për fansat është menduar single ‘Blow Your Mind’ me të cilin Dua hapi koncertin madhështor të datës 9 Gusht në Prishtinë.

E nuk janë dashur shumë që kjo këngë të shënoj suksesin e parë. ‘Blow Your Mind (MWAH)’ është zgjedhur si kënga e ditës nga hiç më pak se BBC Radio.

Më poshtë mund të dëgjoni ‘Blow Your Mind’ në një version jo zyrtar nga një prej koncerteve paraprake të Duas teksa të plotë mund ta keni kur porosisni albumin. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=UpZ3ITQHi7M

Artikuj të ngjashëm