Çifti i njohur turk drejt ndarjes pas 10 viteve martesë (FOTO)

By

Një prej çifteve ikonë të shoubizit turk, Mustafa Sandal dhe Emina Jahovic e njohur tek ne me rolin në serialin ‘Lale Devri’ po përjetojnë kriza të thella.

Të paktën, në bazë të raporteve të mediave turke, martesa gati dhjetë vjeçare që pati si fryt të dashurisë dy fëmijë, po shkon drejt fundit.

Image result for emina jahovic mustafa sandal

Sipas raportimeve, dyshja tashmë janë ndarë faktikisht dhe Sandal ka lënë shtëpinë por vendimi për të mos e pranuar për një kohë, është i përbashkët shkaku i përllogaritjeve financiare dhe impaktit të medias.

Arsyet e mospajtimit të thellë duket të sillen vetëm në një pikë – vendimin e Jahovic për t’u kthyer në Serbi e për të vazhduar karrierën muzikore në Beograd, diçka që nuk është kapërdirë lehtë nga Sandal.

Image result for emina jahovic mustafa sandal

Ky i fundit, vetëm pak javë më parë, në muajin Tetor mohoi çdo thashethem nën deklaratën: ‘Lajm plotësisht i imagjinuar. Një shaka. Ne kemi martesë të lumtur dhe çdo gjë ka shkuar mirë tash e 14 vite’.

Artikuj të ngjashëm