‘Ciao’ nga Enca ka më në fund një datë publikimi

By

 

 

 

Projekti i ri nga Enca Haxhia ka tash e një kohë që përmendet e pritet nga fansat e shumtë.

Me xhirimet e përfunduara gati një muaj më parë, u mendua se ‘Ciao’ do të publikohet shpejt por një datë konkrete nuk pati.

Fansat e flaktë të këngëtares vetëm se kanë mësuar refrenin dhe shumicën e këngës nga postimet dhe ‘teaser’-ët e shkurtër të postuar nga Enca mirëpo interesimi për këngën solo në përgjithësi është mjaft i madh.

E për të gjithë, pritja mbaron me 14 Korrik.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Enca përmes një postimi në Instagram ku bën të ditur se ‘Ciao’ do lançohet të premten. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm