Çfarë thotë Linda pas performancës në ‘American Idol’

By

Linda Halimi të mërkurën është paraqitur në sezonin e fundit të programit të talenteve përtej oqeanit ‘American Idol’.

Performanca e saj mahniti jurinë në të cilën shfaqet edhe Jennifer Lopez. Lindita mori komente shumë pozitive por jo vetëm nga paneli i jurisë por edhe nga publiku.

Suportin e tyre e adresuan përmes medieve sociale për të cilët Lindita i është përgjigjur përmes një statusi: “Falemnderit të gjithëve për dashurinë. Ju dua të gjithëve dhe më falni që nuk ti kthej të gjitha mesazhet por i’a dolëm për në Hollywood”.

Pas përfundimit të audicioneve, Lindën do e shohim të ngjitet në skenë për fazën e dytë të spektaklit.

https://www.youtube.com/watch?v=SiFT0-DmGxc&feature=youtu.be

 

Artikuj të ngjashëm