Çfarë po e lidh Lorik Canën me spektaklin ‘Big Brother’?!

By

Futbollsiti i njohur shqiptar, Lorik Cana, pas pensionimit të tij nga futbolli aktiv ka filluar një varg biznesesh të cilat po i’a plotësojnë mjaft mirë ditën atij.

Ndër këto biznese është edhe aplikacioni për ‘Smart Phones’, ‘HUM’ tek i cili po hedh herë pas here në sfidë gjëra të ndryshme tek të cilat përdoruesit e atij aplikacioni mund të votojnë.

Pas sfidës që bëri në këtë aplikacion me Noizyn se cili ishte më i bukur e ku fitues doli pikërisht Cana, futbollisti ka vendosur që të vërë në ‘lojë’ sepktaklin ‘Big Brother’.

Ai ka pyetur përdoruesit e këtij aplikacioni se ‘A jeni ndjekës të spektaklit në fjalë’?!

Rezultatet për një gjë të tillë sigurisht do mund t’i mësoni në ‘Hum’ ndonëse të njejtat mund edhe t’i publikojë vetë Cana në profilin e tij në Instagram. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm