Çfarë nuk shkon me foton e fundit të Dua Lipës?

By

Dua Lipa erdhi në Kosovë edhe këtë vit si tri herë të tjera me radhë, për të marrë pjesë në organizimin e festivalit “Sunny Hill” në Kosovë.

Këngëtarja me famë botërore, u ngjit në skenë me DJ e njohur Calvin Harris, që ishte njëri nga performuesit e këtij festivali, dhe këndoi këngën “One Kiss”.

Me këtë këngë që dyshja fituan çmimin BRIT Awards për këngën më të mirë britanike, ata e mbyllën festivalin e tri ditëve në Prishtinë.

Pasi qëndroi në Prishtinë për aq sa zgjati festivali, ajo morri rrugën për t’u kthyer në Britani të Madhe.

Në foton e fundit që ajo postoi, shihet e veshur shumë casual tipike stili i saj. Mirëpo ishte vet ajo që bëri një zoom in në foton e saj për të theksuar një gjë të çuditshme. Gishti i saj i madh i dorës është harkuar në një mënyrë të çuditshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm