Çfarë ndryshoi Nora Istrefi në pamjen e saj për klipin e ri?! (FOTO)

By

Muaj më parë në emisionin NIN në Klan Kosova u konfirmua super bashkëpunimi mes Nora Istrefit dhe Ermal Fejzullahut.

Edhe pse atëkohë ishte ende herët por duket se gjërat shkuan në mënyrën e duhur teksa tashmë ky bashkëpunim është jetësuar dhe pritet të lansohet ditën e sotme.

E me publikimin e trailerit dyshja dalëngadalë filluan të shpalosnin edhe detaje tjera të klipit si fotografi nga sekuenca të ndryshme aty.

Çfarë ka arritur të vërejë stafi i Prive.al nga këto fotografi është se në këtë klip ndryshe nga herat tjera Nora përveçë se në stil do të vijë më ndryshe edhe në pamjen e saj.

Ajo këtë herë ka përdorur thjerrëza të cilat e shfaqin atë disi më ndryshe duke na dhënë një përshtypje krejtësisht tjetër.

E përpos dukjes dhe gjërave tjera të klipit e rëndësishme është që projekti në fjalë të pëlqehet nga publiku derisa e nata e sontme do të zbulojë surprizën e përgatitur tash e një kohë nga dyshja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm