Çfarë epiteti kishte Geti në fillim të karrierës?!

By

Pavarësisht faktit se ka gati dy dekada në skenën muzikore shqiptare si një lojtar i fortë, me vitet që kanë kaluar dhe gjeneratat e reja, një etapë e jetës së Getoar Selimit ishte mistike.

Bëhet fjalë për atë të fillimit të hapave të parë në karrierë që u tentua të zbardhej mbrëmë në ciklin e dokumentarëve ‘E vërteta e fshehur e yjeve’.

Në dokumentarin kushtuar Getoar Selimit, folën miq të reperit që nga fëmijëria e të cilët zbardhën edhe detaje nga periudha e viteve të 90-ta.

Producenti Dardan Mullarama zbuloi për dokumentarin e Klan Kosovës se Geti gjithmonë ishte shquar si lider, me ide të qarta për formimin e klanit të tij të madh.

E besoni ose jo, ai që sot e quan veten Ma i madhi n’ven, Mbret ose i pakonkurencë dikur nga klika e tij quhej krejtësisht ndryshe. Miku i tij i dikurshëm zbuloi se epiteti i parë që Getoar Selimi ka pasur ishte ai i Drejtorit, si nocion që i referohej të parit të klanit.

Drejtor Getoar Selimi?! Ju mbetet juve ta vlerësoni se a tingëllon më mirë në këtë formë apo si MMV. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm