Çfarë dhurate mori Dafina Zeqiri nga Xherdan Shaqiri? (FOTO)

By

Angazhimet profesionale e kanë bërë bashkë këngëtaren Dafina Zeqiri me futbollistin e njohur, Xherdan Shaqirin.

Dafi ka takuar Xherdanin në Zvicër, ku ka marrë rrugë për koncertin me Lumi B në ‘Rinora 4’, zhvilluar mbrëmë.

E nga ky takim, Dafina nuk ka shpëtuar pa dhuratë.

Shaqiri ka menduar një fanelë origjinale të Liverpool, ekipit për të cilin luan bashkë me nënshkrimet.

Këngëtarja përmes InstaStory e ka falënderuar mikun e saj për dhuratën e cila duket t’i ketë pëlqyer shumë.

Kutjojmë se Dafina i është rikthyer koncerteve pas publikimit të hitit ‘Kalon’ me Lumi B teksa shumë shpejt pritet edhe publikimi i duetit me Noizyn, i paralajmëruar tash e një kohë të gjatë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm