Capital T po niset për në turne botëror!

By

Nëse sot suksesin mund ta masim me klikime në platformën Youtube, ai doli të jetë në top duke ua kaluar të gjithë kolegëve me shikime.

Kënga e tij “Hatixhe” mori mbi 20 milionë klikime, ndërsa të tjerat patën mbi 10 milionë.

Capital T, korri sukses të madh këtë verë duke publikuar tri këngë shumë të dëgjuara.

Ndërsa tani, po paralajmëron se po niset për një turne botëror. Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkuar nga ndjekësit e tij t’ia përmendin ndonjë qytet se ku duan ta shohin.

Meqë po paralajmëron një turne botëror, Kapo s’do jetë në Kosovë për një kohë, tipike sikur artistët e famshëm ndërkombëtarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm