Capital T një “bishë” në palestër, krahason veten me një gorillë

By

Capital T njihet nga djemtë më seksi të industrisë së muzikësnë vendin tonë. Sigurisht të qenurit seksi ka të bëjë edhe me trupin e tij të palestruar.

Përkushtimi që ka ai ndaj ushtrimeve dhe palestrës vërehet në postimet e shumta që bën në rrjete sociale. Shpesh herë ndan me ndjekësit e tij rutinën dhe ushqimin që ka ai gjatë ditës.

Falë përkushtimit të madh ai ka bërë ndryshime të mëdha në fizikun e tij dhe këtë rrugë sigurisht do të donin ta ndjeknin edhe fansat e tij që merren me ushtrime fizike dhe duan trup si të Capital T.

Ai hyri sot në Instagram duke treguar ku e filloi mëngjesin e tij e që ishte pikërisht në palestër. Në Instastory postoi edhe ushqimin e tij që përbërës kryesor kishte frutat.

 

E që Capital T e vlerëson lartë punën e tij për përmisimin e imazhit fizik e kuptojmë fare mirë në fotot që nxjerr, e kësaj rradhe ai krahasoi fizikun e tij më një gorillë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm