Butrint Imeri për tri ditë 1 milion klikime

By

Këngëtari kosovar Butrint Imeri, ka vetëm tri ditë që ka publikuar këngën e tij të re ‘Bella’.

E edhe pse kanë kaluar vetëm pak më shumë se 48 orë, ai ka arritur që të bëjë 1 milion klikime në këtë këngë, në kanalin zyrtar në Youtube.

Edhe sic është bërë zakon në mesin e të famshmëve, ata i falënderojnë fansat që dëgjuan kaq shumë këngën e tyre.

“Ende pa arritur tri dite të plota nga publikimi, #Bella ka arritur mbi 1 milion klikime, një sukses shumë i madh për mua. Falënderoj krejt ata qe kanë punuar në këtë projekt madhështor, si dhe te gjithë juve për mbështetjen e vazhdueshme. Ju përshëndes nga qyteti i bukur i Shkodrës, ku e kemi realizuar videoklipin, e padyshim qe verën kena me e kalu me Bella Bella”, ka shkruar Butrinti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm