Buta jep lajmin e mirë për fansat e tij, Era Istrefi e Ledri Vula kanë ca fjalë për të (FOTO)

By

Reperi i famshëm kosovar Buta, ka dhënë lajmin se albumi i tij i ri i titulluar “Vjeshtë Dimër” do të lansohet me datë 5-së dhjetor të këtij viti.

Derisa edhe pak ditë i ndajnë fansat e tij nga albumi i radhës nga Buta, reperi ka zbuluar se në këtë album ka duet edhe me reperin Ledri Vula me të cilin ka edhe dy këngë paraprake.

View this post on Instagram

5 Dhjetor 00:00 🌨❄️ Kush po e pret?

A post shared by Buta (@bashbuta) on

E në momentin që Buta e ka lansuar në profilin e tij në Instagram përmbajtjen e këtij albumi, reperit i kanë komentuar Era Istrefi dhe Ledri Vula.

Image result for buta ledri era

Këngëtarja tani me famë botërore, i ka komentuar: “Krejt zjarr”, ndërsa në këtë album Buta ka bashkëpunim edhe me Gjikon.

Buta sikurse Era Istrefi, ishte pjesë e menaxhmentit “Nesër” të drejtuar nga Faton Shoshi, ndërsa që të dy janë larguar nga aty për arsyet e veta, derisa në këtë menaxhment mbetet vetëm Ledri Vula. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm