Bukuroshes së njohur shqiptare ia hakojnë Instagramin? Në vend të saj, fotot e Rihannas

By

Instagrami i saj, më nuk i përket vetëm punës e jetës së modeles Adrola Dushi.

Dikush i është futur në llogarinë personale në Instagram dhe ka publikuar fotografi të këngëtareve të njohura si Rihanna e edhe i ka ndërruar emrin në një “user” që s’ka më aspak kuptim.

Nëse kërkoni me emrin e modeles në Instagram, aty shfaqet një account që nuk ngjanë aspak i saji, megjithëse përmban të gjitha fotografitë e vjetra të saj.

E në mesin fotografive të Dushit, ndodhet edhe një grua me mbulesë që është person i panjohur, megjithatë është e qartë që instagrami i është hakuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm