Buda i ‘vërtetë’ në Prishtinë ?! (FOTO)

By

Aktori i njohur e shumë i dashur për publikun Fatmir Spahiu përveç angazhimeve në projektin “Kafeneja jonë” është i angazhuar edhe me emisionin “Natën me Fatmir Spahin” i cili transmetohet ne RTK.

Pavarësisht këtyre angazhimeve ai gjenë edhe kohë të lirë për të dalë me shoqëri e këtë herë artisti ka zgjedhur të bëjë një fotografi mjaft interesante.

Në rrjete sociale miqt më të mirë të tij aktorët tjerë Fatos Kryeziu e Astrit Kabashi postuan fotografinë në fjalë teksa Fatmiri shihej që kishte marrë pozicionin e famshëm i cili simbolizon fenë budiste.

Dyshja nuk hezituan ta quanin aktorin në formë shakaje si “Buda i vërtetë në Prishtinë” duke vazhduar të bënin edhe ata të njejtin sikur veprim sikurse aktori Spahiu.

Duket se edhe jashtë ekraneve televizive treshja kohën e lirë e kalojnë duke u argëtuar njejt siç ndodh edhe nëpër rolet e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm