Brenda shtëpisë së Bebe Rexhës, asgjë luksoze thjesht e ngrohtë dhe e dekoruar

By

Një emër i madh i muzikës ndërkombëtare që ka shkruar e kompozuar edhe për artistë si Rihanna e Eminem.

Këngëtarja Bebe Rexha është gjithmonë në udhëtime dhe rrallë herë në shtëpinë e saj në New York, por kësaj here na e dha një grimcë të ambientit të cilit ajo i thotë shtëpi.

Rexha që është me prejardhje shqiptare ka publikuar në Instagramin e saj një varg videosh në të cilat prezanton shtëpinë ku jeton.

Me një bredh të dekoruar në prag të festave të fundvitit, shtëpia e saj është shumë e thjeshtë por edhe tejet e ngrohtë dhe në të nuk sheh asgjë shumë luksoze përveç ca xhamave të mëdhenj që lejojnë dritën të hyjë në masë të madhe në sallonin e saj të ditës.

“Ne shtepi per nje dite”, shkruan Bebe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm