Brenda apartamentit luksoz të Capital T, ambienti fantastik ku jeton reperi

By

Ka munguar shumë gjatë në intervista dhe për të qenë më pranë fansave të tij ai ka nisur një projekt të ri.

Bëhet fjalë për një “vlog” ku reperi Capital T çdo javë do publikojë nga një video të shkurtër të tijën ku rrëfen se çfarë bën gjatë një dite.

Projektin e ka nisur dje për të parën herë derisa ka prezantuar se si është mëngjesi i tij të dielën, e nga kjo video ai prezantoi edhe ambientet brenda apartamentit të tij luksoz.

Një kuzhinë gjigante dhe tejet moderne dhe një kënd ku shfaqet tavolina e ngrënies, ka qenë pjesa që Kapo ka zgjedhur ta shfaqë për fansat e tij, e po ashtu edhe i gatoi vetes mëngjesin.

Meqenëse ai ushtron shumë, Kapo ka vendosur që për mëngjes të konsumojë vezë fshati të pasura me proteinë e të cilat i gatoi vet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm