BOOOM! Publikohet bashkëpunimi i Duas me artistin e njohur botëror

By

Dua Lipa, ylli kosovar në ngjitje ka treguar edhe një herë se suksesin e ka një synim të fortë, për arritjen e të cilit  po punon shumë.

Pas një vargu të këngëve solo si ‘Mwah’, ‘Last dance’ e ‘Be the One’ që bënë audiencën botërore t’i kthejë sytë nga ajo, këngëtarja ka lansuar ‘bombën’ në bashkëpunim me besoni ose jo, SEAN PAUL!

Kënga e Duas dhe xhamajkanit mban titullin ‘No Lie’ dhe sipas portaleve që merren me produktet diskografike, pritet që të kap majat në top lista botërore.

Për Sean Paul, ‘No lie’ vjen pas mega hiteve si ‘Cheap Thrills’ me Sian dhe ‘Rockabye’ që është pozicionuar si e para në top listat britanike.

Kujtojmë se Dua në muajin Shkurt pritet ta publikojë albumin e saj të parë ‘Dua’ si dhuratë për fansat, mes tjerash edhe në simbolikën e përvjetorit të shpalljes së pavarësise. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=Dj385ahFWWk

Artikuj të ngjashëm