Blunt dhe Real sjellin ritme verore me “My Lova”

By

Dj Blunt dhe reperi Real One, si gjithnjë dijnë të sjellin në tregun kosovar melodi ritmike dhe tekste interesante.

Me një qasje të lezetshme karshi dashurisë, ata të premten kanë publikuar këngën “My Lova”, të cilën e kanë paralajmëruar ditë më parë.

Tekstin e kanë shkruar vetë ata, ndërsa muzikën e ka bërë Big Boss Beatz me producent Florent Boshnjakun.

Videoklipin e kanë mjaft interesant. Këngëtarët shfaqen të animuar dhe asnjëherë prej vërteti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm