Blero thumbon kolegët: Të gjithë klipet me pishina e det, ja çfarë do të bëj unë!

By

Është kthyer në praktikë që video klipet e këngëtarëve e reperëve shqiptarë gjatë sezonit të verës, të jenë të gjitha buzë detit apo pranë një pishine.

Ngjyra të bukura, jahte, resorte luksoze e të tilla vende kanë qenë viteve të fundit prezente në klipet e tyre, që zakonisht lansohen në prag të verës.

Por këngëtari Blero Muharremi seç është irrituar nga këto pamje dhe ka vendosur që ta ndryshojë trendin.

Siç ka lajmëruar edhe dje Prive, Blero këngën e tij të re solo e lanson këtë fundjavë por ai do t’ua ftohë kolegëve të tij.

Klipi do të jetë pranë një ujëvare, kështu të paktën ka shkruar ai në Instagramin e tij, duke paralajmëruar edhe këngën e re. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bki2bY2FHra/?taken-by=bleromuharremi

Artikuj të ngjashëm