Blero shfaq Afronën në vello

By

Në rrjete sociale po vazhdojnë të postohen foto nga ajo që supozohet të jetë ceremoni martese mes Bleros dhe Afrona Dikës.

Përderisa ishte bukuroshja ajo që publikoi dje imazhin e Bleros të veshur në kostum, sot vetë këngëtari ka zbuluar një fotografi të Afronës që duket e  lumtur në fustanin e bardhë.

Ajo në krah ka stilistin Rexhep Zylfiu i cili duket se është marrë me imazhin në këtë eveniment sekret që nuk dihet ende se çfarë është realisht.

Prive nga burime të sigurta ka kuptuar që modelja Dika ka qëndruar javën e kaluar për pak kohë në Kosovë për të marrë më pas sërish rrugën drejt Zvicrës.

Mbeten të shihet zhvillimet në ditët në vijim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm