Blerim Destani, në rolin kryesor në filmin gjerman “Frauen”

By

Aktori shqiptar Blerim Destani nuk ka të ndalur me projektet filmike të realizuara në Gjermani. Pas pjesëmarrjeve të shumta në serialet më të njohura në televizionet gjermane, Destani tashmë do të vijë si pjesë e roleve kryesore të filmit më të ri “Frauen” që në shqip do të thotë “Gratë”.

Blerimi, përmes rrjeteve të tij sociale ka publikuar trilerin e këtij filmi më të ri, i cili do të shfaqet më 5 maj në kinemanë gjermane “Kino Start”.

Në këtë film, Blerimi do të jetë përkrah aktorëve të njohur gjerman Heiner Lauterbach dhe Martin Brambach.

Pasi ka bërë të ditur ditën e shfaqjes së këtij filmi, aktori tetovar ka falënderuar të gjithë për mbështetje/PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm