Bleona bëhet pre e një mashtrimi të MADH: Ja çka i kurdisën asaj së fundmi

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, duket se nuk po kalon kohë të mira në raport me internetin.

Kjo pasi ditën e djeshme ajo u bë pre e një mashtrimi mjaft të madh i cili e vinte atë në një pozitë jo fort të lakmueshme.

Sipas saj një status i cili po qarkullonte nëpër internet ku thoshte se “Herën e fundit që kishte rënë bor në tiranë unë isha ende e virgjër dhe më kujtohet që haja akuj” nuk ishte i shkruar nga ajo dhe se kishte të bëhej me një montim.

Reagimi i saj ishte tejet i ashpër sa që fyu një nga një familjarët e atij apo asaj që e ka bërë një gjë të tillë teksa publikoi edhe mesazhin që u kishte shkruar këtyre presonave.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistja bëhet pre e mashtrimeve të tilla por kjo e fundit shkoi aq larg sa që e detyroi edhe Bleonën të reagojë në këtë mënyrë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm