Blenë shtëpinë 45 milionë dollarë, Ellen DeGeneres dhe gruaja e saj po shesin shtëpinë e vjetër

By

Një muaj pasi blenë shtëpinë e yllit të Maroon 5 Adam Levine, për 45 milionë dollarë Ellen DeGeneres dhe Portia Rossi po bëjnë një hap tjetër.

Lajmin për shtëpinë që ato blenë mund ta lexoni më poshtë:

I dha 46 milionë për shtëpinë e tyre, Ellen blen shtëpinë e burrit më seksi në botë

 

Dhe tani, Ellen DeGeneres dhe gruaja e saj Portia de Rossi kanë vënë shtëpinë e tyre të pabesueshme me pamje nga oqeani për shitje në çmim prej 24 milion dollarë, sipas Variety.

Shtëpia e çiftit është në shitje më 6,862 metra katrore me 80 metra të sipërfaqes së plazhit në Carpinteria, Kaliforni – një qytet në qarkun e Santa Barbara.

Çifti bleu shtëpinë më pak se dy vjet më parë për çmimin prej 18.6 milionë dollarë; ato po e shesin shtëpinë për 24 milionë dollarë – një rritje prej 29%.

Prona është një shtëpi tre dhoma gjumi – me potencial për një dhomë të katërt; ajo përfshin 4.5 banjo me 80 metra të sipërfaqes së oqeanit.

Artikuj të ngjashëm