Bill Clinton pjesë e promovimit të albumit të reperit kosovar, Gashi (FOTO+VIDEO)

By

Bill Clinton ka marrë pjesë në promovimin e albumit më të ri të reperit Gashi, i cili po vazhdon të shijojë suksesin jashtë vendlindjes.

Ai shumë shpejt pritet të publikojë albumin e tij më të ri, ku ky nuk do të jetë kosovari i vetëm aty pasi pjesë do të merr edhe reperi Ledri Vula, transmeton Klan Kosova.

Gashi edhe pse larg vendit të lindjes asnjëherë nuk e ka harruar Kosovën, ku së fundmi e ka përmendur edhe në një postim ku shihet bashkë me ish presidentin amerikan Bill Clinton i cili ka qenë pjesë e ndejës private dedikuar albumit të ri të reperit.

‘Faleminderit Bill që erdhe në ndejën e promovimit të albumit tim dhe faleminderit që e ke ndihmuar Kosovën’, ka shkruar Gashi bashkëngjitur fotos në Instragram.

Kujtojmë se projekti i fundit i Gashit është kënga ‘Creep on Me’, në bashkëpunim me French Montana dhe Dj Snake.

https://www.instagram.com/p/BrLcxjbldro/?utm_source=ig_embed&ig_mid=XA2CNwAAAAHY-d3eTcg_w1L6YRuR

Artikuj të ngjashëm