Big Mama bëhet bashkë në pushime me këtë kolege (FOTO)

By

Pas një sezoni të ngjeshur me dasma e ahengje tjera familjare, Big Mama fillimin e Shtatorit ia ka dedikuar vetes përmes një pushimi në Turqi.

Në një prej resorteve ku ndalohen fëmijët, ajo duket të jetë bërë bashkë, krejt rastësisht me një tjetër kolege të saj, Rina Balajn.

Këtë e ka zbuluar Bigi përmes një fotografie të përbashkët të postuar në Instagram ku shprehet: ‘Kush kishte me thënë që me Rina Balajn pushimet bashkë. Asgjë nuk është rastësi’.

Sakaq, nuk dihet se me kë kanë shkuar vajzat në këtë resort mirëpo e rëndësishme është që edhe bashkë po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm