Beyonce pozon dhe duket e mahnitshme për numrin e ri të Vogue

By

Beyonce do të jetë në kopertinën e revistës Vouge për numrin e shtatorit të këtij viti, që do të publikohet me 21 gusht, pra shumë shpejt.

beyonce vogue september 2018 044124921

Këngëtarja e famshme amerikane, ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe të qenit nënë.

Ajo ka folur për peshën e trupit pasi lindi fëmijën e parë, duke thënë se i kishte dhënë vetës shumë presion për t’i hequr kilogramët e tepër të pas lindjes.

“Pasi linda fëmijën e parë, besoja në atë se si shoqëria e sheh trupin tim dhe ata vendosnin se si duhej të dukesha. I dhashë presion vetes që t’i largoja kilogramët e shtatzënisë vetëm në tre muaj. Por pasi pata binjakë, iu qasa gjërave ndryshe. Tani i kam larguar shtesat e flokëve dhe parukat dhe përdor shumë pak grim, e po ashtu krahët e mi, gjokset e kofshët janë më të plota”, ka thënë Beyonce.

Ajo po ashtu ka bërë një fotosesion për revistën, imazhe në të cilat ajo duekt e mahnitshme dhe e prezanton tërësisht veten e saj. /Prive.al

beyonce vogue september 2018 044124921

 

Artikuj të ngjashëm