Besoni ose jo, ky këngëtar shqiptar po e hapë televizionin e tij! (VIDEO)

By

Skenës mediale të vendit po i shtohet një televizion i ri!

Besoni ose jo, Hekuran Krasniqi, këngëtari i njohur po sjell televizionin e tij me emrin ‘Heki TV’.

Ka qenë vetë Krasniqi ai që ka zbuluar lajmin përmes një postimi me një promo të shkurtër ku shprehet: ‘Së shpejti Televizioni më i ri i profilizuar në vend Heki TV’

Nuk dihet se në çfarë aspekti do profilizohet ‘Heki TV’ por kurioziteti do na shuhet shpejt, meqenëse startimi i transmetimit duket çështje javësh.

Ndryshe, rastet kur këngëtarë e fytyra publike vendosin të hapin televizione nuk janë të rralla në Kosovë.

Një sipërmarrje të tillë e morën në vitin 2010, Naim Abazi e Mihrije Braha me ‘Boom TV’ teksa edhe familja e Edita Sopjanit, ka tash e disa vite një televizion muzikor të transmetuar në platforma kabllore të vendit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm