‘Beso në Mua’ nga sonte në Klan Kosova (Video)

By

Sonte në Klan Kosova fillon emisioni më i ri “Beso në mua”. Një prodhim televiziv i Prive Production dhe Lady Bird.

Një program ndryshe me arkitekten Nexha Gjema që do t’ju mundësojë që ëndrrën e paramenduar ta jetoni, duke e shndërruar idenë tuaj në rehati dhe komoditet të përditshëm.

“Dizajni duhet të jetë kënaqësi. Ai duhet të jetë dinamik, por më e rëndësishmja është që ta reflektoj, stilin tuaj dhe personalitetin tuaj”. – thotë Nexha gjatë promos së këtij emisioni.

Nëse deri më tani nuk keni ditur nga t’ia filloni, Nexha Gjema është këtu për t’ju ndihmuar.

Këtë mbrëmje, në ora 20:45, nis emisioni më i ri Beso në Mua./Prive.al

Artikuj të ngjashëm