Bërtiti me të madhe në Miss Universe – Miss Kosova tregon pse ndodhi ajo (VIDEO)

By

Kushdo që ka një llogari në Instagram, ditëve të fundit s’do ketë shpëtuar pa i parë videot e Miss Kosovës Zana Berishës, në prezantimin e saj në Miss Universe në Tajlandë.

Zana Berisha bërtiti me të madhe kur i erdhi radha ta tregojë emrin e saj dhe vendin prej nga vinte, e kjo u bë hit në rrjete sociale e gjithandej shpërthyen shakatë në llogari të saj.

Por për Prive, Berisha e ka sqaruar pse bërtiti në atë mënyrë në skenë dhe pse zëri i doli pak jashtë kontrollit.

“Na kanë thënë të bërtasim kur ta tregojmë vendin prej nga vijmë. E unë vetëm pastaj e kam parë se sa shumë kam bërtitur”, ka thënë Berisha, e cila nuk dukej aspak e shqetësuar për faktin që po bëhen shumë shaka në emrin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm