Behgjet Pacolli: Dua Lipa tuboi më shumë fansa në Budapest se sa në Prishtinë

By

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, para disa ditësh ka kënduar në Prishtinë në kuadër të festivalit tashmë të njohur, Sunny Hill.

Për ta parë e dëgjuar artisten nga afër u mblodhën mijëra njerëz, por jo aq shumë sipas ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit

Ai tha se Lipa e cila pas Prishtinës ka kënduar në Budapest, ka tubuar sipas tij 900% më shumë fansa.

“Nuk të bënë Profet fshati yt”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

“Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”.

Artikuj të ngjashëm