Bebja numër dy: Këngëtari i njohur edhe një herë baba

By

Këngëtari i njohur amerikan, është  bërë baba për të dytën herë.

Sipas revistës së famshme amerikane, People, John Legend dhe gruaja e tij Chrissy Tiegen, janë tani prindër të një vogëlushi.

Modelja 32 vjeçare, ka njoftuar në profilin e saj në Twitter se ata janë bërë prindër dhe se vajza e tyre Luna, tani ka një vëlla.

“Dikush është këtu’, ka shkruar Tiegen duke publikuar shishen e bebes, dhe disa emojis me shprehje të lumtura.

Çifti më pas, nuk ka ndarë më shumë detaje rreth anëtarit më të ri të familjes. /Prive.al

Chrissy Teigen and John Legend

 

Artikuj të ngjashëm