Bebe Rexha, tejet seksi në videoklipin e ri (VIDEO)

By

Rreth dy javë më parë, në platformat online u publikua dueti mes shqiptares Bebe Rexha dhe Nicki Minaj.

Kënga ‘No broken hearts’ duket se u pëlqye mjaft nga fansat e dyshes të cilat kanë vendosur t’i bashkangjitin edhe videoklipin.

Të qenurit përkrah një seks bombe si Nicki Minaj me gjasë ka ndikuar që edhe Bebe Rexha të shfaq, brenda kapaciteteve të saj, anën sensuale.

Në disa prej videove të postuara në rrjete sociale, shihet se Bebe në shumicën prej inserteve në fokus të parë ka linjat trupore e posaçërisht fundshpinën, diçka që nuk ka rastisur të ndodh shpesh më herët.

Videoklipi pritet të publikohet brenda pak ditëve. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm