Bebe Rexha krenare me Duan dhe Ritën, poston fotot e tyre dhe ja çfarë thotë për shoqet!

By

Polemikat e vazhdueshme se Bebe Rexha po e favorizonte më shumë Rita Orën se sa Dua Lipën i hodhi poshtë vet këngëtarja amerikane me prejardhje shqiptare, duke publikuar të dyja koleget në Instagramin e saj.

Këngëtarja Bebe Rexha, e njohur ndërkombëtarisht e me miliona fansa ka publikuar imazhet e dy kolegeve të saja shqiptare, duke u ndjerë krenare me to.

Rita Ora që së fundmi ka pozuar krejtësisht nudo për revistën “Clash” ka zënë vend në profilin e Bebe Rexhës e cila thotë se shoqet i ka tejet seksi.

Më pas nga Rexha është publikuar edhe fotografia e Dua Lipës e cila ka pozuar në të brendshme pranë një pasqyre e po që duket tejet atraktive.

“Për dreqin! Super seksi dhe të talentuara vajzat”, ka shkruar Bebe, pas publikimit të fotografive. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm