Bebe Rexha e ndau mendjen, kërkon duet me Dua Lipën, Rita Orën edhe Ava Max

By

Këngëtarja e famshme me prejardhje
shqiptare Bebe Rexha, u ka bërë një lutje publike bashkëvendëseve të saj të
famshme në botë.

Përmes një postimi në Twitter, Bebe
shkruan se dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën e Rita Orën dhe me Ava Max, një
emër i ri që po i ngjit majat në skenën muzikore ndërkombëtare.

Këngëtarja Rexha përmes llogarisë së
saj në Twitter shkruan: “Dua një bashkëpunim”, duke etiketuar vajzat
e famshme në fjalë.

E vetmja që i është përgjigjur është
Ava Max, e cila ka cituar këngën e famshme “Lady Marmalade”, të kënduar
në vitin 2008 nga Christina Aguilera, Lil Kim, Pink dhe Mya.

“New Lady Marmalade”, ka shkruar këngëtarja, duke i bërë reply postimit të Bebes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm