Bebe Rexha bëhet sentimentale në Instagram – jam bipolare, albumi i radhës i thotë të gjitha

By

Ajo është e nominuar për çmime Granmmy e cila e përdor talentin e saj e edhe 7.6 milionë ndjekësit në Instagram, për të folur për shëndetin e saj mendor.

Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem… ajo është përgjegjëse për disa nga hitet e tyre më të mëdha ndërsa së fundmi, Rexha ka folur haptazi për problemet e saja me shëndetin mendor.

Rexha ka folur haptazi për problemet e saj me shëndetin mendor, duke thënë se kjo periudhë e jetës së saj, e ka inspiruar të bëjë muzikë.

“Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia ose nervozohesha shumë nëse shkoja nëpër ndeja. Qëndroja në një qoshe dhe tmerohesha. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. E pata gjetur një terapist dhe mësoja mënyra se si ta kontrolloja. Unë shkoja te terapisti në fillim të të 20-tave”, ka thënë Rexha, e cila ka folur edhe për fansat e saj dhe muzikën, së fundmi në një intervistë për revistën Marie Claire.

Ndërsa tani, ajo ka premtuar një album ku flet për personalitetin e saj bipolar dhe të gjitha problemet që ka pasur në një periudhë të jetës.

“Për një koha nuk e kisha menduar pse po ndjehesha aq e sëmurë. Jam bipolare dhe nuk më vjen turp më”, ka thënë ajo, duke shtuar se këngët e radhës do fokusohen në këtë aspekt. /Prive.al

Këtë ajo e ka bërë përmes disa deklaratave në Instagram ku shkruan:

View this post on Instagram

Honesty is a form of self love ❤️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Artikuj të ngjashëm