Bashkëpunimi i vitit: Lyrical Son, Vig Poppa e Capital T bashkë në një këngë (FOTO)

By

Viti të cilin po e lëmë pas, në fushën muzikore u karakterizua me bashkëpunime të panumërta në mes artistëve kosovarë.

Nëse kthehemi të analizojmë këngët e publikuara këtë verë, shumë pak raste numërohen të jenë sjellë këngë nga vetëm një artist, ngase pjesa dërrmuese e tyre, ishin duete.

Por në krejt këtë mes, bashkëpunimi i hitit po vjen të mërkurën.

Reperët e grupeve të ndryshme, Lyrical Son nga PINT, Vig Poppa nga KAOS e Capital T i label’it Authentic, kanë paralajmëruar lansimin e këngës.

Capital T në një publikim në Instagram, ka deklaruar që projekti i kësaj tresheje fantastike, do të jetë i gatshëm për publikun në mes të kësaj jave, përkatësisht të mërkurën pas mesditës. /Prive.al

NEW fire music feat. @lyricalson & @vigpoppa – t’mërkurën , ora 15:00 në – youtube.com/truekapo

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Artikuj të ngjashëm