Bashkëpunimi i rradhës nga 2Ton do jetë shumë i veçantë, ja përse!

By

2Ton në karrierën e tij ka mjaft bashkëpunime por sukseset e viteve të fundit i ka kapur kryesisht solo.

Megjithatë, duket se pas disa projekteve i vetëm në varg, reperi i njohur do vij vetë i dyti në një bashkëpunim që po konsiderohet si tejet i veçantë.

Kjo për faktin se personi i dytë nuk është ndonjë koleg i tij në estradë por vetë vëllau, Xhaviti.

Lajmin për zyrtarizim të duetit, 2Ton e ka bërë të ditur në rrjete sociale ku mes tjerash ka zbuluar edhe titullin e këngës, ‘Mos ta nin’.

Xhaviti zhvillon karrierë muzikore në ujëra të tjerë nga vëllai, Artoni por suksesshëm ia ka dalë të pëlqehet nga publiku kohëve të fundit. Kombinimi mes vëllezërve duket të jetë shumë interesant! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm