Aurela Hoxha e dashuruar marrëzisht me natyrën e Tajlandës! (FOTO)

By

Në vargun e shumë angazhimeve, Aurela Hoxha, ka gjetur kohë edhe për një pushim disa ditor në Tajlandë.

Natyrisht sikurse edhe udhëtimet apo aktivitetet tjera edhe ky i fundit nuk mund t’u linte pa u pasqyruar edhe në rrjete sociale.

Sot, Aurela publikoi një fotografi ku shihej e hipur mbi një elefant teksa po shijonte natyrën e bukur të Tajlandës me të cilën ajo u shpreh se ka rënë në dashuri.

Kujtojmë se udhëtimet e fundit bukuroshja i ka bërë me shoqet e saj modele teksa këtë herë ajo po shfaqet e vetme.

Mos vallë statusi mbi dashurinë në këtë fotografi po i dedikohej ndonjë personi ndërsa natyrën e Tajlandës e përdori thjesht si kamuflim për të hutuar publikun. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm