Arrihet marrëveshja, Madonna do të paraqitet në finalen e Eurovision

By

Këngëtarja e famshme, Madonna ka nënshkruar kontratën për të performuar në finalen e edicionit të sivjetmë të Eurovision në Izrael.

“Tash është zyrtare”, kanë thënë nga transmetuesi publik izraelit, KAN.

“Pas disa ditëve të tensionuara, kontrata në mes të Madonnas dhe producentëve të Eurovision është nënshkruar sot”.

Diva 60 vjeçare ka thënë të martën se ajo është e vendosur për të performuar në finalen e kësaj ngjarjeje në Tel Aviv që mbahet të shtunën.

Artikuj të ngjashëm